Sport

“Monumental” i River Plates do të rikonstruktohet, më i madh në Amerikën e Jugut…

9 Shkurt 2022, 09:41 Nga DOSJA
“Monumental” i River Plates do të rikonstruktohet, më i

ARGJENTINE – I inauguruar në vitin 1938, stadiumi mitik “Monumental”, shtëpia e River Plate, do të jetë objekt i një rikonstruksioni duke filluar nga marsi, njoftuan të hënën drejtuesit e klubit me qendër në Buenos Aires (Argjentinë).

Projekti i rinovimit, që supozohet të përfundojë në korrik 2024, do të rrisë kapacitetin e stadiumit nga 72.054 vende deri në 81.000.

Ky do të jetë një rekord në Amerikën e Jugut, përpara “Monumental de Lima” (Peru, 80.093 spektatorë) dhe tre ambienteve braziliane: “Maracana” (Rio de Janeiro, 78.838), “Estadio Mané Garrincha” (Brazilia, 72.800) dhe “Morumbi” (Sao Paulo, 66.795).

El futuro Monumental: el estadio más grande de Sudamérica.#FuturoMonumental ⚪️❤️⚪️ pic.twitter.com/q2KkFQxtdQ

— River Plate (@RiverPlate) February 7, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport amerikën e jugut argjentine në buenos aires river plate stadiumi mitik “monumental” amerikën e jugut argjentine në buenos aires river plate stadiumi mitik “monumental”

Sondazh

Poll