Aktualitet

Pas SHBA e BE, ambasada britanike: Zgjatni mandatet për organet e Vettingut

8 Shkurt 2022, 20:20 Nga DOSJA
Pas SHBA e BE, ambasada britanike: Zgjatni mandatet për organet e Vettingut

TIRANË– Ambasada britanike ka nxitur votimin e zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut. Në një postim në faqen zyrtare, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ishte Mbretëriae Bashkua ajo që kërkoi të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut. Sipas ambasadës britanike kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

Deklaratë e Ambasadës Britanike

Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut. Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

Më herët, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut, gjë që pritet të votohet në seancën plenare të 10 shkurtit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasada britanike në tiranë zgjatja e mandatit per organet e vettingut ambasada britanike në tiranë zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll