Aktualitet

Nata e fundit nën çatinë e tyre, nesër rinisin shembjet tek 5 Maji

8 Shkurt 2022, 17:45 Nga DOSJA
Nata e fundit nën çatinë e tyre, nesër rinisin shembjet

TIRANË– Banorët “5 Majit” do të përballen nesër që në orët e para të mëngjesit me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Dosja.al ka mësuar se për disa prej tyre sot do të jetë hera e fundit që do flejnë nën çatinë që kanë ndërtuar pasi nesër në mëngjes do të nisë shembja. Sigurisht që pritet të ketë dhe forca të shumta policie për të mos lejuar prezencën e mediave siç ka ndodhur edhe më herët apo për të nxjerrë me forcë banorët që nuk pranojnë të lënë shtëpitë.

Banorët e kësaj zone, Kombinatit, Paskuqanit, dhe Laprakës kanë paralajmëruar grevë urie. Sot ishte afati i fundit që ata i kishin lënë kryeministrit Edi Rama për t’i pritur në një takim, në të kundërt janë shprehur se do të ulen këmbëkryq para Kryeministrisë e do të futen në grevë urie.

Në të gjitha daljet publike të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, pretendohet se banorët do të marrin atë që i takon, por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit. Nga ana tjetër, Rama pretendon se banorët që po u prishen banesat kanë marrë nga shteti më shumë se sa meritojnë. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji protesta e 5 majit shembja e banesave ne tirane 5 maji protesta e 5 majit shembja e banesave ne tirane

Sondazh

Poll