Aktualitet

EMRAT/ Meta publikon listën: 10 kandidatë aplikuan për vendin e Kalos në GJK

8 Shkurt 2022, 17:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Meta publikon listën: 10 kandidatë aplikuan për vendin e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me dhjetë kandidatë që kanë aplikuar për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit Përparim Kalo, në datën 8 prill të këtij viti. Në listën e publikuar nga Kreu i Shtetit vihet re se për vendin që pritet të lërë bosh Kalo kanë aplikuar 10 persona, të cilët janë: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho dhe Sandër Beci. Në shkresën e Presidencës bëhet me dije se lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre. Gjithashtu Meta fton të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me vendim nr. 42 datë 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, procedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr. 13413, datë 13.01.2022, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Zonja Ardita Buna

Zonja Arta Marku

Zonja Arta Vorpsi

Zoti Besnik Dervishi

Zonja Elida Take

Zoti Gent Ibrahimi

Zonja Juliana Latifaj

Zoti Maksim Qoku

Zonja Manjola Xhaxho

Zoti Sandër Beci

Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më 13 Janar, Presidenti Ilir Meta njoftoi shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës me mandat 9-vjeçar, që pritet të krijohet më 8 prill për arsye të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo. Kalo është edhe relator i çështjes së shkarkimit të Presidentit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo

Sondazh

Poll