Aktualitet

Moti/ Hapet Rruga e Arbrit, fshatra pa energji, ndryshime atmosferike nga mbrëmja

8 Shkurt 2022, 08:02 Nga DOSJA
Moti/ Hapet Rruga e Arbrit, fshatra pa energji, ndryshime atmosferike nga

TIRANË– Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar krijuan vështirësi ditën e sotme. Fshatra pa energji elektrike, inerte në akset rrugore, bllokime aksesh dhe ngecje mjetesh për shkak të trashësisë së dëborës… kështu u paraqit situata që në orët e para të mëngjesit.

Rruga e Arbrit u bllokua mbrëmjen e djeshme për shkak të reshjeve të dendura të borës. Vetëm pasditen e sotme u bë e mundur hapja e Bypassit të Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë. Bora krijoi dhe vështirësi për mjetet. Një furgon me 15 mësues u bllokua në zonën e Vleçanit në Pogradec. Pas 30 minutash ndërhyrje, u bë e mundur lëvizja e mjetit.

Pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa zona. Në Korçë dhe në Dibër ka pasur fshatra që janë pa energji, shkak moti i keq.

Qarku Dibrës kishte problematika. Në rrugën Kuben-Vasije, trashësia e borës shkoi deri në 30 cm, ndërsa rruga u mund që të hapej mirëpo qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë, sidomos në lartësi mbi 115 metra. Në aksin Peshkopi-Qafë Draje, trashësia e borës shkoi deri në 10 cm dhe kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë.

ARRSH informon se mbrëmjen e kaluar, në tre rajonet ka pasur reshje dëbore. Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, Qafë Mollë- Bizë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë janë të gjitha aksët rrugore që u ‘pushtuan’ nga reshjet e dëborës. Tashmë në të gjitha akset mund të lëvizet por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në orët në vijim, pritet që shpejtësia e erës të arrijë 60 km/h dhe dallgëzimi të shkojë në 5 ballë në zonat bregdetare dhe në mbrëmje pritet që era të humbasë intensitet dhe kushtet atmosferike të përmirësohen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Erë e ftohtë drejt jugut, pritet përmirësimi i kushteve atmosferike në mbrëmje

S’ka më reshjet në Dibër! Hapet rruga e Arbrit, në male bora krijon vështirësi

Moti i keq/ 20 cm dëborë, bllokohen disa fshatra të Librazhdit

VIDEO/ Furgoni me 15 mësues bllokohet në Pogradec për shkak të dëborës

Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë energji elektrike, bllokohen rrugët

Reshjet e shiut/ Inerte në aksin rrugor Elbasan-Moglicë, bllokohet rruga

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll