Aktualitet

Aksident në Milot-Rrëshen, kamioni përplas këmbësoren, humb jetën 53-vjeçarja

8 Shkurt 2022, 16:37 Nga DOSJA
Aksident në Milot-Rrëshen, kamioni përplas këmbësoren,

MILOT – Një këmbësore është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi u përplas nga një kamion pranë një pike karburanti në aksin rrugor Milot-Rrëshen. 50-vjeçarja me emrin Delina Cara u godit nga një kamion që drejtohej nga shoferi S.L., 39 vjeç. S

i pasojë e plagëve serioze, ajo është transportuar në kryeqytet për të marrë ndihmën e menjëhershme, por për fat të keq ndihma nuk ka qenë e mjaftueshme, duke bërë që Cara të humb jetën në spital. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i Plotë:

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në milot delina cara kamioni perplas gruan aksident në milot delina cara kamioni perplas gruan

Sondazh

Poll