Aktualitet

Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme që ndezi Kuvendin garon në Kushtetuese

8 Shkurt 2022, 19:17 Nga DOSJA
Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme që ndezi Kuvendin garon

TIRANË– Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme ka vendosur të kërkojë një ulëse në Gjykatën Kushtetuese. Në listën e publikuar nga vetë Presidenti Ilir Meta ditën e sotme, ajo që u vu re është se mes kandidatëve rendotej Marku, 44-vjeçarja që zëvendësoi në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adritik Llallën. Marku u zgjodh në atë detyrë me vetëm 69 vota të shumicës socialiste dhe do të mbahet mend gjatë për shkak të tensioneve që u shkaktuan në Kuvend e jashtë tij, pasi Partia Demokratike e Lëvizja Socialiste për Integrim bënin thirrje që të mos votohej.

Shkodrania u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016. Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Mandati i saj i përkohshëm u shërbeu socialistëve për të mbyllur mjaft dosje, ndërkohë që ka qenë gjatë gjithë kohës në sulm nga Opozita si e një anshme. Kuvendin e ndezi edhe teksa raportoi në seancë plenare veshur me ngjyrën e Partisë Socialiste. Kjo gjë u konsiderua si një provokim nga Opozita.

Marku ka qenë personi që i dha lirinë ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, ky i fundit akuzohej për falsifikim, por Marku ka kërkuar që Kajmaku të mos qëndrojë më në burg, pasi ai është i sëmurë dhe i rrezikohet shëndeti. Gjatë kohës që ishte në krye të institucionit qendror të Akuzës, Arta Marku, emëroi bashkëshortin e saj, Erin Çaku në pozicionin e oficerit të Policisë Gjyqësore (Opgj) në Prokurorinë e Durrësit. Erin Çaku, i cili prej disa vitesh ushtronte detyrën e OPGJ-së në Prokurorinë e Lezhës është transferuar, me firmën e bashkëshortes së tij, Arta Marku, në prokurorinë e qytetit bregdetar. Ky vendim skandaloz i Arta Markut përbënte një rast flagrant të konfliktit të interesit.

Pas lënies së detyrës si Kryeprokurore e Përkohshme, Arta Marku ushtroi detyrën si prokurore pranë Gjykatës së Shkodrës. Ajo garoi kokë më kokë me Olsian Celën për një mandat të plotë si Prokurore e Përgjithshme, por Çela e mundi në Kuvend pasi doli më i votuari. Tashmë, Marku ka vendosur të rikthehet, por këtë herë në Kushtetuese.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arta marku gjykate kushtetuese arta marku gjykate kushtetuese

Sondazh

Poll