Aktualitet

Shkatërrohet banda e ‘ujqërve’ në Ekuador, lidhja me vrasjet në Guayquail dhe Dashin

8 Shkurt 2022, 18:49 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e ‘ujqërve’ në Ekuador, lidhja me

EKUADOR– Shkatërrohet banda e ‘ujqërve’ në Ekuador! Dhjetë anëtarë të bandës “Los Lobos” janë vënë në pranga sot, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Quito, Guayaquil, Quevedo dhe Samborondón. Mediat ekuadoriane shkruajnë se për arrestimin e tyre u kryen bastisje në banesa, ku policia sekuestroi katër pistoleta, 31 fishekë, dy automjete, 6 mijë dollarë cash, çeqe me vlerë 10 mijë dollarë dhe 49 kilogramë drogë. Tashmë anëtarët e Los Lobos ndodhen në burgje në provincat e Cotopaxi, Tungurahua, Santo Domingo, Guayas, Chimborazo, Azuay dhe El Oro. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, armëmbajtje pa leje, rrëmbim dhe vrasje. Informacioni zyrtar i akuzon ata për të paktën tre vrasje në Quevedo dhe katër të tjera në Quito. Përveç kësaj, ata rezulton se janë përgjegjës për rrëmbimin e vëllait të “Don Naza”, ish-ushtarak ekuadorian që u shndërrua në ‘kokën’ e fajdeve në zonë pasi ofronte para me një interes shumë të lartë, 90%.

Ministrja Alexandra Vela tha se pas këtyre arrestimeve pritet rritje e dhunës nëpër burgje apo rrugët e vendit. Për nga numri i anëtarëve, Los Lobos është karteli i dytë më i madh në Ekuador. 8000 të burgosur dyshohet se i përkasin pikërisht kësaj bande. Los Lobos, Los Pipos, Los Chone Killers dhe Los Tiguerones janë kartele që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë vetëquajtur ‘Gjenerata e re’. Në janar 2022, autoritetet kanë sekuestruar 18 tonë drogë, shifër kjo shumë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u sekuestruan 8 ton. Por ashtu siç është rritur sasia e drogës së sekuestruar, janë rritur edhe vdekjet e dhunshme në shkallë kombëtare. Të dhënat tregojnë se vrasjet janë trefishuar.

Në Guayaquil, Durán dhe Samborondón, ku janë pesë nga shtatë portet detare të Ekuadorit është rritur niveli i krimit. Në Guayaquil u vra dhe shqiptari më i fundit, Ergys Dshi. Nga mediat ekuadorian nuk bëhet me dije nëse ndonjë prej të arrestuarve ka lidhje me këtë krim të ndodhur më 22 janar të këtij viti në një restorant në veri të qytetit bregdetar. Dashi ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptare të trafikut të drogës. Ai ishte me precedent penalë mbi trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje edhe pse në Ekuador ai nuk kishte asnjë procedim penal.

Sot, Dosja.al raportoi se Radoje Zvicer, personazhi misterioz, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Bashkëpunimi mes dy klaneve, atij “Kovaç” dhe mafias shqiptare në Ekuador ka nisur disa muaj më parë por tashmë është shkatërruar, për shkak të përplasjes në dominimin e tregut të kokainës. I njëjti personazh është në qendër të lajmeve në mediat serbe, pasi është shpallur në kërkim si personi që do ti bënte atentat presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ergys dashi los lobos mafia ne ekuador ergys dashi los lobos mafia ne ekuador

Sondazh

Poll