Politike

Koalicioni për 6 marsin,’ Kryemadhi: Nuk është meje dhe Berishës

8 Shkurt 2022, 18:53 Nga DOSJA
Koalicioni për 6 marsin,’ Kryemadhi: Nuk është meje dhe

TIRANË- Koalicioni i 6 marsit nuk është thjesht midis Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit por midis LSI dhe Komisionit të Rithemelimit. Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas saj, Komisioni i Rithemelimit nuk përfaqëson thjesht Sali Berishën por një pjesë të mirë të Partisë Demokratike dhe 11 deputetë janë pjesë e saj. Ajo tha se zgjedhjet e 6 marsit, do t’i shërbejnë demokracisë për t’i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin.

‘Në fakt një nga problemet më të mëdhaja me mediat apo me gazetarët kërkojnë gjithmonë ta unifikojnë çështjen midis dy personave. Unë nuk mendoj që është kështu. Nuk është midis Monikës dhe Sali Berishës sesa më shumë ka të bëjë çfarë përfaqëson komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është vetëm Sali Berisha. Normal që Sali Berisha mund të jetë ideatori apo nxitësi por rithemelimi janë 11 deputetë. Mungesa e përballjes me të vërtetën brenda Partisë Demokratike të një grupi të vogël është një histori që ne si LSI bashkohemi me çdo grupim që kërkon demokratizimin e demokracisë shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit janë një element që i kanë dhënë shansin jo vetëm opozitës por dhe qytetarëve që të zgjedhin 6 kryetarë bashkie me votë të lirë. Duam apo sduam zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje moniste’, tha Kryemadhi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi sali berisha monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll