Politike

Komisioni Hetimor bën inventarin e inceneratorit të Fierit: Nuk ka probleme

8 Shkurt 2022, 19:30 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor bën inventarin e inceneratorit të Fierit: Nuk ka

FIER– Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur në Fier për të inspektuar impiantin e ndërtuar në këtë qytet, me kërkesë të opozitës. Në impiantin e Fierit shkruan Eduard Shalsi, Ermonela Felaj dhe Dhurata Çupi, të cilët ndryshe nga çfarë kanë deklaruar gjithmonë se inceneratori i Fierit nuk ekziston, u përballën me godinën që ua prezantoi vetë administratori. Ajo që ra në sy gjatë këtij takimi ishte mungesa e vetë kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku, por nga Opozita ishte Çupi. 

Administratori i impiantit u shpejgoi çdo gjë lidhur me kontratën e nënshkruar apo dhe informacione për sasinë e mbetjeve që vijnë në impiant gjatë një dite. Deputetët e komisionit panë në detaj të gjitha hallkat e procedurave që ndiqen në impiant dhe dolën në përfundimet se nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë incenerator.

“Unë mund t’ju flas për gjërat teknike. Jemi në zonën e koleksionimit të mbetjeve. Mbetjet menaxhohen në landfillin e qarkut Fier. Pastaj kalohet në disa faza. 180 tonë mbetje në ditë, impianti është i programuar për 220 tonë. Investimi është bërë me aparatura. Ne jemi këtu për ju që thonit nuk ekzistojmë fare. Parashikohet që 40 ditët e ardhshme të bëhet i gjithë koalidimi si proces, tani mbetet vetëm procesi teknologjik, për të përfunduar procesin. Në atë moment do vihet në punë me mbetje urbane, se duke u punuar nuk mund të kesh prezencën e mbetjeve urbane,”- tha administratori.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhurata cupi eduard shalsi ermonela felaj inceneratori ne fier dhurata cupi eduard shalsi ermonela felaj inceneratori ne fier

Sondazh

Poll