Politike

Falsifikimi me letrën e Kuvendit’, Kryemadhi: Shumë e rëndë, prokuroria nuk vepron

8 Shkurt 2022, 19:02 Nga DOSJA
Falsifikimi me letrën e Kuvendit’, Kryemadhi: Shumë e

TIRANË- LSI do të depozitojë në Kuvend nismën për hetimin e çështjes së shkresës të cilën e denoncoi Bledar Dervishi gjatë seancës së të hënës në Gjykatën Kushtetuese. E ftuar në Euronews, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kwtw akt të rëndë dhe një manipulim të pastër. Kryemadhi tha se nëse do të ishim në një vend normal, prokuroria do të kishte zbarkuar në Kuvend dhe çështja për shkarkimin e presidentit në Kushtetuese do të mbyllej.

‘Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën përsa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsikimin në çështjen e presidentit. Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare. Sot ne këmi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur’ tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi shkarkimi i metes 2 ilir meta monika kryemadhi shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll