Aktualitet

Korreshi në fushatën e Elton Banos në Lushnje? Deputeti i PD: Fotot janë të 2021

8 Shkurt 2022, 15:22 Nga DOSJA

LUSHNJE – Një lajm i shpërndarë nga kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi shkaktoi reagimin e deputetit të Partisë Demokratike për Lushnjen Saimir Korreshi. Ky i fundit shkroi në profilin e tij në Facebook se nuk ka marrë pjesë në fushatën e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Elton Bano për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen në 6 qytete. Ai nënvizoi se fotot e publikuara i përkasin fushatës së kaluar të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Korreshi shton më tej se është i angazhuar në fushatën për kandidatin e PD Indrit Sefa, duke çmuar vlerat e tij qytetare.

POSTIMI I SAIMIR KORRESHIT:

Ftoj çdo demokratë që don fitoren e Partisë Demokratike të mendojë për Lushnjen, të mendojë për demokratët, të kontribuojë që bashkia ti kthehet qytetarëve. Bashkë fitojmë dhe i kthejmë dinjitetin Lushnjes.

Më herët, kryeredaktori i gazetës “RD” Bledi Kamsi publikoi një lajm me foto se deputeti Korreshi i është bashkuar fushatës së Komisionit të Rithemelimit të PD në Lushnje në mbështetje të kandidatit Elton Bano.

POSTIM I BLEDI KASMIT:
Demokratët janë të bashkuar

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike elton bano indrit sefa komisioni i rithemelimit te pd saimir korreshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars elton bano indrit sefa komisioni i rithemelimit te pd saimir korreshi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll