Aktualitet

SHBA dhe BE: Zgjatni mandatet e organeve të Vettingut, s’është çështje partish

8 Shkurt 2022, 16:13 Nga DOSJA
SHBA dhe BE: Zgjatni mandatet e organeve të Vettingut,

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut, gjë që pritet të votohet në seancën plenare të 10 shkurtit.. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA e BE shkruajnë se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi dhe se për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre. Në deklaratë citohet dhe sugjerimi i Komisionit të Venecias që ka konfirmuar se konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike. Për SHBA-në e BE-në, kjo nuk është çështje partiake, por e interest kombëtar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për nje periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike. Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët- pavarësisht nga përkatësia partiake- ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Më herët, edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, iu bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të votojnë për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, pritet të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bashkimi evropian shtetet e bashkuara te amerikes zgjatja e mandatit per organet e vettingut bashkimi evropian shtetet e bashkuara te amerikes zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll