Aktualitet

Ende asnjë vendim, shtyhet sërish senaca për dosjen 184, Aga me Covid-19

8 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
Ende asnjë vendim, shtyhet sërish senaca për dosjen 184, Aga me

TIRANË– Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen ‘184’! shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e të akuzuarit Robert Aga, i cili ka njoftuar se ishte i infektuar me Covid-19. Sot pritej që Aga, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Dibër dhe Hasan Hotin ish-Administrator i Njësisë Administrative Lurë do të përballeshin me dëshmitarë. Pala mbrojtëse fillimisht pretendoi që përgjimet të mos merreshin për bazë, ndërsa gjykata u hodhi poahtë kërkesën duke kërkuar që të përballen me dëshmitarët. Mungesa e Agës ka bërë që kjo gjë që mos realizohet.

Seanca është shtyrë edhe ndaj dy të akuzuarve të tjerë, Drini Gjecit e Nuri Medës, përkatësisht ish-drejtor i Drejtorisë Arsimore Dibër dhe ish-Administrator i Njësisë Administrative Tomin që po gjykohen të ndarë nga Aga. Edhe pse palët ishin prezente, dëshmitarët nuk erdhën për shkaqe të ndryshme duke bërë që senaca të shtyhej.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë të pandehurit në manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda në dy pjesë. Ish Shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga, Ish Administratori i Njësisë Administrative Lurë Hasan Hoti, Ish Drejtori i Arsimit Drini Gjeci dhe Ish Administratori i Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda janë të pandehurit për gjykim normal kurse Nuri Meda e Drini Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Shumica e seancave në të dy proceset nuk kanë qenë efektive për shkak të mungesës së avokatëve dhe në ndonjë rast edhe të pandehurve. Në të dy proceset avokatët janë gjobitur për mungesat pa arsye.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 drini gjeci nuri meda robert aga dosja 184 drini gjeci nuri meda robert aga

Sondazh

Poll