Sport

Ronaldo zbulon dhuratën 180.000 euroshe të Georginës për ditëlindje

8 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo shkoi me një makinë të re në seancën stërvitore të Manchester United këtë të hënë. Bëhet fjale për një automjet luksoz, që partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ia bëri dhuratë me rastin e 37-vjetorit të lindjes.

Është një Cadillac Escalade, gjashtë metra i gjatë dhe që kushton 180,000 euro. Ronaldo shoqërohej edhe nga një truprojë, duke dhënë përshtypjen se ishte një burrë shteti.

Cadillac-u është i gjatë sa një gjirafë dhe ka një sistem audio me 36 altoparlantë. Mbi të gjitha, automjeti ofron shumë hapësirë ​​për familjen në rritje. Në fund të fundit, Georgina është shtatzënë, siç mund ta kuptohet edhe nga fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cadillac cr7 ditelindja georgina ronaldo cadillac cr7 ditelindja georgina ronaldo

Sondazh

Poll