Bota

Abuzimet seksuale të fëmijëve në Kishën Katolike,ish-Papa Benedikti XVI:Kërkoj falje

8 Shkurt 2022, 15:07 Nga DOSJA
Abuzimet seksuale të fëmijëve në Kishën

VATIKAN – Ish-papa e Kishës Katolike të Vatikanit Benedikti i XVI ka kërkuar falje për fëmijët që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë. Në një deklaratë zyrtare, Benedikti XVI shkruan se ai ndihet i turpëruar për krimet seksuale që kanë ndodhur brenda kishës katolike gjatë kohës së mandatit të tij.

“Mund të t’ju shpreh të gjitha viktimave të abuzimit seksual turpin tim të thellë, dhimbjen të madhe dhe kërkesën time të ndjerë për falje. Kam pasur përgjegjësi të madhe në Kishën Katolike. Më e madhe është dhimbja ime për abuzimet dhe gabimet e ndodhura në vende të ndryshme gjatë kohës së mandatit tim”, shprehet ish-papa.

Muajin e kaluar, një raport investigativ akuzoi Benedictin, me emër Joseph Ratzinger se ka dështuar për të dënuar dhe ndaluar krimet seksuale ndaj fëmijëve gjatë kohës kur drejtonte kishën katolike të Mynihut. Sipas këtij raporti 497 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga funksionarë të kishës katolike në vitet 1945-2019.

Burimi: Politico.eu

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benedikti i 16 benedikti i 16

Sondazh

Poll