Bota

Tronditëse! 99-vjeçarja me demencë përdhunohet nga punonjësi i azilit në Angi

8 Shkurt 2022, 13:44 Nga DOSJA
Tronditëse! 99-vjeçarja me demencë përdhunohet nga

BRITANI E MADHE – Një ngjarje shokuese ka tronditur Britaninë e Madhe. Një 48-vjeçar është arrestuar pasi rezultoi se ka përdhunuar një grua të moshuar 99-vjeçe, e cila vuan nga demenca. Krimi ka ndodhur në në azil për të moshuar në Blackpool. Sipas informacioneve, i arrestuari është Philip Carey, 48 vjeç, i cili punonte si pjesë e stafit të përkujdesjes për të moshuarit.

Arrestimi i tij u bë pasi familja e gruas vëreu se sjellja e saj kishte ndryshuar. Ata vendosën një kamerë në dhomën e saj. Familja e 99-vjeçares u tmerrua nga pamjet. Pas arrestimit, Carey është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Mbretërore e Prestonit.

“Njeriu jonë i afërt ka përjetuar një tmerr të madh në duart e një njeriu që duhej të kujdesej për të. Dalluam se sjellja e saj kishte ndryshuar, ishte tërhequr shumë, nuk pranonte as të na përqafonte apo të na puthte. Ajo nuk donte që ne të qëndronim kur largoheshim nga azili. Jemi të shqetësuar për këtë sjellje dhe vendosëm kamera në dhomën e saj. U tmerruam nga ato që pamë duke mos imagjinuar dot që ajo të binte viktimë e dhunës seksuale”, shkruhet në deklaratën e bërë nga familja e gruas së moshuar.

Burimi: Manchester Evening News

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota perdhunim ne angli perdhunim ne angli

Sondazh

Poll