Bota

870 euro naftë, deputetja kërkon ndihmë: Më shajnë djalin, i thonë kë mamin hajdute

8 Shkurt 2022, 14:41 Nga DOSJA
870 euro naftë, deputetja kërkon ndihmë: Më shajnë

KOSOVË– Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar në lidhje me shpenzimet për karburante. Vetëm pak ditë pasi tregoi se shpenzonte të paktën 870 euro në muaj për karburant, ajo ka vendosur që tu përgjigjet kritikave, pasi siç tregon vetë, ka marrë shumë telefonata nga qytetarë në lidhje me këto shpenzime. Përmes një statusi në Facebook, Balje i kërkon kreut të Kuvendit Glauk Konjufcës që ta mbrojë, pasi sipas saj nuk ka bërë asgjë kundër rregullores. Deputetja shton gjithashtu se djali i saj 13-vjeçar është ofenduar në klasë nga miqtë e tij që i thonë se e ka të ëmën hajdute.

Reagimi i saj i plotë:

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,
Nga pozita në të cilën jeni, keni qenë të detyruar t’i drejtoheni publikut në emër të të gjithë deputetëve për shpenzimet e udhëtimit që rregullohen me Rregulloren e Kuvendit.
Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen.
Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme.
Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.
Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment!
Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.
Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit.

Pak ditë më parë deputetja tha se shpenzon afro 870 euro në muaj për karburant dhe jo pikërisht para që dalin nga xhepi i saj pasi ligjvënësit i kanë të paguara këto kosto. Ajo tha se i duhet të zgjohet herët dhe se ka qenë shumë aktive në dy muajt e fundit për pjesëmarrje në komisione e seanca të jashtëzakonshme që u shtuan për shkak të situatës politike e se për këto arsye fatura e saj e karburantit ka qenë shumë e lartë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni duda balje glauk konjufca duda balje glauk konjufca

Sondazh

Poll