Bota

Johnson ashpërson tonet ndaj Rusisë: Gati sanksione nëse pushtohet Ukraina

8 Shkurt 2022, 14:54 Nga DOSJA
Johnson ashpërson tonet ndaj Rusisë: Gati sanksione nëse

LONDËR – Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson kërcënoi Rusinë me sanksione nëse ajo pushton Ukrainën. Ai shtoi se do të kërkojë mbështetje nga parlamenti për të shpallur të paligjshme  individë apo entitete të lidhura me Rusinë.  Ai i tha këto fjalë për median prestigjioze britanike “The Times”.

“Për pjesë tonë, sanksionet britanike dhe masat e tjera do të jenë gati për çdo përpjekje të re të Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Qeveria do t’i kërkojë parlamentit për të marrë mbështetje në vendosjen e sanksioneve për një spektër më të gjerë individësh dhe entitetesh ruse, duke përfshirë dhe kompani që janë të lidhur me shtetin rus ose që operojnë në sektorin strategjik të Kremlinit”, u shpreh për “The Times” Johnson.

Lidhur me krizën politike Perëndim-Rusi për Ukrainën, Johnson premtoi se vendi i tij dhe NATO janë të gatshëm të dërgojnë më tepër forca për aleatin e tyre në Europën Lindore.

“Mbretëria e Bashkuar dhe NATO janë të gatshme të dërgojnë më shumë forca për të garantuar sigurinë e aleatëve tanë në lindje të Europës”, bëri me dije Johnson.

Gjithashtu ai pranoi se Estonia ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe se Londra po konsideron dërgimin e avionëve luftarakë “Typhoon” si dhe të anijeve të luftës.

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua dje me homologun rus Vladimir Putin. Ky i fundit kërcënoi Perëndimin se do të përfshihet në luftë me Rusinë nëse integrohet në NATO Ukraina. Ai paralajmëroi Macron për fuqinë nukleare të Moskës. Sot, kreu i shtetit francez do të takohet me homologun ukrainas Volodimir Zelenski në Kiev.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar me sanksione personale Putinin. Edhe Bashkimi Europian, nëpërmjet presidentes së Komisionit Europian Ursula von Der Leyen ka garantuar se do të ketë ndëshkime për Rusinë nëse vendos të sulmojë Kievin.

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson konflikti rusi-ukraine nato sanksione ndaj rusise boris johnson konflikti rusi-ukraine nato sanksione ndaj rusise

Sondazh

Poll