Bota

Zbulohet ‘fabrika e barit’ në Angli, kapen 3 shqiptarë, hero qeni Rambo (EMRAT)

8 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
Zbulohet ‘fabrika e barit’ në Angli, kapen 3 shqiptarë,

BRITANI E MADHE – 3 shtetas shqiptarë u arrestuan në Leiçester ditën e mërkurë pasi qentë e sektorit të anti-drogës zbuluan një sasi droge të fshehur brenda një fabrike. Të ndaluarit janë shtetasit Renald Dema, 21 vjeç; Ali Hoxha 29 vjeç dhe Juljan Jaku, 24 vjeç. Skuadra e qenve arriti të nuhaste mijëra rrënjë kanabis me vlerë 1.3 milionë paundë.

Të rinjtë ishin futur brenda një dollapi të një palestre. Më pas, gjykata e Leiçesterit dënoi me burg 3 të ndaluarit: Dema 3 vite burg, Hoxha 2 vite e 9 muaj burg dhe Jaku 2 vite e gjysmë.

Sipas informacioneve, qeni i quajtur Rambo ishte marrë nga pronari i tij Avtar Singh, por filloi të reagonte keq teksa nuhati diçka të fortë në rrugën “Thames”. Pronari telefonoi policinë e Leiçesterit, e cila mbërriti në zonë dhe gjeti drogën e fshehur në fabrikë të ndihmuar nga qeni Rambo.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohen 3 shqiptare kultivim droge ne angli arrestohen 3 shqiptare kultivim droge ne angli

Sondazh

Poll