Bota

Putin kërcënon Macron dhe Perëndimin me armë bërthamore: Luftë nëse…

8 Shkurt 2022, 14:11 Nga DOSJA
Putin kërcënon Macron dhe Perëndimin me armë

MOSKË – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kërcënoi Perëndimin se do të ketë konflikt ushtarak dhe bërthamor nëse Ukraina do integrohet në NATO. Deklaratën shefi i Kremlinit i dha ditën e djeshme pasi priti homologun francez Emmanuel Macron.

Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë fitues nga kjo luftë. Por, nga ana tjetër ai i konfirmoi presidentit Macron se është i gatshëm të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e konfliktiit për Ukrainën.

“A e kuptoni apo jo, nëse Ukraina i bashkohet NATO dhe tenton të rimarrë Krimenë në rrugë të armatosur, vendet europiane do të tërhiqen automatikisht në luftë. Nuk do të ketë fitues dhe ju do të futeni në konflikt kundër vullnetit tuaj. Nuk do të keni kohë as të mbyllni sytë kur të aktivizoni nenin 5 të NATO-s”, bëri me dije Presidenti rus.

Gjatë fjalës së tij me Macron, Putin tha se forca ushtarake e Rusisë nuk krahasohet me NATO-n, por tha se vendi i tij është njëri prej shteteve kryesore që zotëron armë bërthamore.

Sot, presidenti Macron ka shkuar në Kiev për të takuar homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Dje, kancelari Olaf Scholz u takua me presidentin amerikan Biden në Uashington, ku u theksua edhe rreziku që përfaqëson Rusia për Europën.

Burimi: Metro.co

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll