Bota

Policia libiane befasohet, gjen 323 pako hashashi me fytyrën e Vladimir Putinit

8 Shkurt 2022, 12:32 Nga DOSJA
Policia libiane befasohet, gjen 323 pako hashashi me fytyrën e Vladimir

LIBI – Një sasi e madhe droge e ndarë në 323 pako është sekuestruar nga policia libiane. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e oficerëve të rendit dhe mediave është se në këto pako ishte stampuar fytyra e presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Sipas mediave, droga është e llojit hashash.

E gjithë sasia ishte vendosur në një varkë, e cila u mbyt në ujërat e Libisë dhe pakot u shpërndanë nga vaëlt e detit duke i nxjerrë në breg. Deri tani, nuk është publikuar sasia e plotë e drogës së sekuestruar.

Trafiku i drogës është fenomeni kryesor kriminal që dominon në Libi. Disa ditë më parë, banorët në Talmitha dhe Butraba gjetën në brigjet e detit sasi të madhe hashashi. Pakot ishin të stampuara me fytyrën e ish-trafikantit famëkeq të drogës Pablo Escobar.

Burimi: The Moscow Times

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota libi vladimir putin libi vladimir putin

Sondazh

Poll