Aktualitet

U raportua si vetëvrasje!Burri vret gruan në Fier, i fut thikën në zemër:Isha xheloz

8 Shkurt 2022, 08:41 Nga DOSJA
U raportua si vetëvrasje!Burri vret gruan në Fier, i fut thikën

FIER– Valedet Mamaj u vra nga bashkëshorti i saj! 50-vjeçarja nga Fieri u lajmërua se ishte gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e saj nga bashkëshorti. Autori që ka pranuar edhe vrasjen përgatiti gjithë skemën për të vrarë dhe më pas për t’ja hedhur “paq” me ligjin. Sot në mëngjes, pas një sherri të nisur në banesën e tyre në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier, Petrit Mamaj mori thikën e bukës dhe me të goditi disa herë të shoqen, duke i marrë jetën në vend. Më pas, 56-vjeçari telefonoi të vëllanë, një efektiv Policie në qytetin e Fierit, duke e lajmëruar se 50-vjeçarja kishte vrarë veten me thikë, për arsye që ende nuk dihen.

Menjëherë në shtëpinë e tyre ka zbarkuar Policia, e cila është njohur me versionin e bashkëshortit se pretendonte që kishte dalë për të xhiro në mëngjes, e kur ishte kthyer e gjeti gruan e vetëvrarë. Fillishisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, megjithatë pas kqyrjes paraprake të kufomës, ekpertët dolën në përfundimin se ishte vrasjae. Për më tepër që viktima kishte disa goditje në zemër, që i kishin kushtuar edhe vdekjen. Është e pamundur që në tentativë për vetëvrasje, dikush të qëllojë veten disa herë me thikë në zemër. I vënë para provave të pakundërshtueshme, Petrit Mamaj pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij, duke pretenduar se të gjithën e kishte bërë për xhelozi, pasi besonte që e shoqja e tradhëtonte. Ndërkohë që fqinjët e tyre raportojnë se së fundmi çifti kishte shumë konflikte, e debatet e tyre ishin të shpeshta.

LEXO EDHE:

Detaje- Vrau gruan e shkoi në lokal për të ngrënë bukë, si ndodhi krimi në Fier

Dje u iku djali për Gjermani!Vrasja në Fier,kjo është 50-vjeçarja që u vra nga burri

U raportua si vetëvrasje!Gruaja në Fier u masakrua me thikë nga burri, sapo e RRËFEU

Gruaja u gjet e pajetë nga burri, policia sqaron: Dyshohet të jetë vetëvrarë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier fier petrit mamaj valdete mamaj burri vret gruan ne fier fier petrit mamaj valdete mamaj

Sondazh

Poll