Aktualitet

S’ka më reshjet në Dibër! Hapet rruga e Arbrit, në male bora krijon vështirësi

8 Shkurt 2022, 13:15 Nga DOSJA
S’ka më reshjet në Dibër! Hapet rruga e Arbrit, në

DIBËR– Rruga e Arbrit tashmë është hapur dhe mund të kalohet. Mjetet borëpastruese kanë hapur dhe kriposur rrugën. Aksi Peshkopi – Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë për shkak të borës dhe akullit që është krijuar nga era, kurse aksi Dibër Librazhd bëhet kalimi me zinxhirë.

Aktualisht janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Në të gjithë territorin janë ulur ndjeshëm temperaturat dhe fryn erë e fortë. Si pasojë e ngricave dhe erës është vështirësuar situata, kryesisht në rrugët Rurale dhe në zonat e thella, ku trashësia e borës kalon 25 cm.

Situata paraqitet më e vështirë është në zonat e thella, ku era sjell borën nga malet dhe bën të pakalueshme rrugët.

LAJMI KRYESOR: Moti/ Bllokohet Rruga e Arbrit, fshatra pa energji, ngec furgoni me mësues (SITUATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diber moti moti i keq ne shqiperi diber moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll