Aktualitet

Kërkoi 15 euro për të falsifikuar testin e Covid, arrestohet infermieri në Pogradec

8 Shkurt 2022, 13:27 Nga DOSJA
Kërkoi 15 euro për të falsifikuar testin e Covid, arrestohet

TIRANË– Një infermier është arrastuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se ka falsifikuar një dokument shëndetësor kundrejt shumës 15 euro. Arrestimi i infermierit 27-vjeçar, vjen pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Infermieri me inicialet M.XH i ka lëshuar një personi (konkretisht gazetares së këtij emisioni), përgjigjen negative të Rapid Testit (testit antigjen) me qëllim kalimin e kufirit. I riu do të akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku në pamjet filmike u transmetua punonjësi i një laboratori/klinike pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i cili kundrejt shumës prej 15 euro, pa kryer asnjë analizë për COVID-19, i lëshoi një shtetaseje (konkretisht gazetares së këtij emisioni), përgjigjen negative të Rapid Testit (testit antigjen), menjëherë kryen verifikimet e rastit, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të këtij shtetasi. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, i shtetasit M. XH., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, me detyrë infermier. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, falenderon bashkëpunimin me mediat dhe qytetarët dhe i fton të denoncojnë çdo paligjshmëri të konstatuar, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arestohet infermieri ne pogradec infermieri arestohet infermieri ne pogradec infermieri

Sondazh

Poll