Aktualitet

Kërkuan 12 vite burg, u vendos 3.4/SPAK ende asnjë kërkesë për rekurs, pret vendimin

8 Shkurt 2022, 12:06 Nga DOSJA
Kërkuan 12 vite burg, u vendos 3.4/SPAK ende asnjë kërkesë

TIRANË– Kanë kaluar 5 ditë nga marrja e vendimit për dënimin me burg të ish-ministrit të Bredshëm, Saimir Tahiri, por dy hetuesit e SPAK, ende nuk kanë ankimuar vendimin. Dritan Premçi dhe Vladimir Mara, dy hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë 30 ditë kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e formës së prerë nga Apeli i GJKKO-së. Të dy kërkuan nga Gjykata 12 vite heqje lirie për ish-ministrin, për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe bashkëpunimit me një grup të strukturuar kriminal.

Prokurorët thanë se kanë prova se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje me anëtarët e grupit dhe Habilaj dhe i kanë mbështetur e mbrojtur ata në të paktën katër episode trafikimi të drogës në drejtim të Italisë. Por pretenca e tyre nuk u mor parasysh duke dënuar me vetëm 5 vite heqje lirie, ish-zyrtarin, dënim që i reduktohet në 3.4 për shkak se përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Ndaj dhe i shkurohet edhe 1/3 e dënimit. Deri më tani, as mbrojtja e Tahirit nuk ka bërë rekurs pasi presin zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa vetë ish-ministri pritet që të transferohet së shpejti në burgun e Rrogozhinës, ku edhe do të vuajë dënimin.

Edhe pse ish-ministri kërkoi pafajsinë, sërish togat e zeza i konsideruan të forta provat kundër tij duke e dënuar me burg. Akuza e argumentuar nga Prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Beteja pritet që të vijojë sërish në Gjykatën e Lartë, por kësaj here ka një ndryshim, Tahiri nuk do të shkojë më si i pandehur, por si fajtor me pranga në duar në kërkim të lirisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri gjyqi ndaj saimir tahirit saimir tahiri denohet saimir tahiri gjyqi ndaj saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll