Aktualitet

Thirrja për opozitën! Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut

8 Shkurt 2022, 12:59 Nga DOSJA
Thirrja për opozitën! Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i

TIRANË– Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, iu bën thirrje mazhorancës dhe opozitës shqiptare që të zgjasin mandatin e organeve të Vettingut, teksa shprehet se ato kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit në vend. Me anë të një postimi nga Ambasada Gjermane, thuhet se zgjatja e organeve të vettingut është me rëndësi për vendin, pasi luan një rol të rëndësishëm ppër aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

DEKLARATA:

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, pritet të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, maxhoranca kërkoi që zgjatja e mandatit të ishte deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Kur në fakt, organeve të Vetingut u përfundon mandati në qershor të vitit 2022. Propozimi u hodh me votim dhe u miratua edhe pse Partia Demokratike bojkotoi e Lëvizja Socialiste për Integrim doli kundër, me pretendimin se përfundimi i afatit parashikohet në Kushtetutë dhe nuk ka më nevojë për ndërhyrje. Ndërsa si SHBA edhe BE, nëpërmjet përfaqësuesëve të tyre në Shqipëri, kërkojnë zgjatjen e afatit. 

(a.b)/dosja..al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike organet e vettingut peter zingraf vettingu zgjatja e mandatit per organet e vettingut organet e vettingut peter zingraf vettingu zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll