Aktualitet

Shtëpia e saj u dogj për 20 minuta në Shkodër, gruaja e përlotur: Na ndihmoni

8 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
Shtëpia e saj u dogj për 20 minuta në Shkodër, gruaja e

SHKODËR – Çifti i të moshuarve Loro dhe Liza Gocaj kanë mbetur në rrugë pasi banesa e tyre u shkrumbua nga zjarri i rënë dje. Ata kërkojnë ndihmë pasi ndodhen në situatë të vështirë.

Liza Gocaj tregon për “Report TV” se në momentin kur ra zjarri ndodhej te mjeku për t’u vizituar nga tensioni. Lajmin për zjarrin në shtëpinë e saj ia dha kunati. E prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur dhe me lot në sy, e moshuara thotë se zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë shkëndijë elektrike pasi në shtëpi nuk ka lënë të ndezuar asnjë pajisje. Më tej, Liza Gocaj shprehet se ka qëndruar në shtëpinë e vajzës së saj.

“Kam qenë duke ikur që të vizitohem. Më morën në telefon dhe më thanë po të digjet shtëpia. Kemi ardhur kemi gjetur çdo gjë shkrumb e hi. Dyshojmë tek korrenti. Zjarr s’kemi pas ndezur, as gaz. Mesazhi është të na ndihmojnë. Nuk di çfarë të them. Kemi qenë në spital natën, dhe kemi shkuar të flemë tek vajza”, tregon ajo.

Flakët e shkrumbuan banesën e çiftit Gocaj për 20 minuta.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne shkoder zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll