Aktualitet

VD-Aksident në Rinas/ Përplasen dy mjete, përfundojnë në kanal, një grua e lënduar

8 Shkurt 2022, 09:33 Nga DOSJA
VD-Aksident në Rinas/ Përplasen dy mjete, përfundojnë

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Rinasit, duke bërë që një prej tyre të përfundojë në kanal. Për pasojë, një grua ka mbetur e plagosur. Kjo e fundit, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet.


NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 08.02.2022, në Bërxullë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. Sh., me mjetin me drejtuese shtetasen N. F. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja N. F., dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja M. M., të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne rinas rinas aksident aksident ne rinas rinas

Sondazh

Poll