Politike

Ironia e Zaganit: Më shumë u dënova unë për shpërdorim detyre se Saimir Tahiri

8 Shkurt 2022, 09:15 Nga DOSJA
Ironia e Zaganit: Më shumë u dënova unë për

TIRANE- Ish-oficeri i antidrogës, sot në azil politik në Zvicër për shkak të përplasjeve me Saimir Tahirin, Dritan Zagani deklaron se më shumë është dënuar ai se ish-ministri. I ftuar në “Now”, me Erla Mëhillin, Zagani deklaroi se interpretimi i ligjit duhet parë, por sipas tij, besim tek drejtësia në Shqipëri nuk ka.

“Të dënosh Saimir Tahirin 3 vjet e gjysmë për shpërdorim detyre, ish-ministrin tim, për ato që kam thënë unë. Ndërkohë që unë jam 4 vjet e gjysmë i dënuar për të njëjtën vepër penale,” – deklaroi ai.

Të premten, Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve me grupin, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë, ndërsa ai vetë ka marrë sipas gjykatës, përfitime monetare. Hetimet nisën në 2017-ën, kohë kur opozita dhe prokuroria kërkuan arrestimin e tij. Tahiri kaloi disa javë në arrest shtëpie ndërsa Apeli lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë. Ish-ministri ‘kampion’ u përball me drejtësinë për gati 5 vite dhe tashmë është pas hekurave.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dritan zagani saimir tahiri dritan zagani saimir tahiri

Sondazh

Poll