Aktualitet

U arratisën nga dritarja e tualetit!FOTO,si shqiptarët u larguan nga burgu i Greqisë

8 Shkurt 2022, 09:54 Nga DOSJA
U arratisën nga dritarja e tualetit!FOTO,si shqiptarët u larguan nga

GREQI-Kjo është dritarja e tualetit e cila u ça nga shqiptarët dhe pakistanezi për tu arratisur nga burgu në Greqi. Të burgosurit thyen shufrën me hekurat dhe tubacionet. Pasi kaluan dritaren, të burgosurit vrapuan në oborrin e komisaritit e më pas u hodhën nga gardhi duke u larguar në drejtim të paditur. Ata nuk u vunë re as nga punonjësit e policisë së qendrës së ndalimit dhe as ata që ishin në turn.

Sipas informacioneve të cretapost, të burgosurit jo vetëm arritën të thyejnë e përkulin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimentonga dritarja.

Tashmë në kërkim është vetëm Bledar Frrok Frroku dhe pakistanezi. Ata dyshohet se janë ende në Kretë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jenë nisur drejt Shqipërisë ku mund të kenë persona që i presin dhe t’i fshihen drejtësisë së vendit fqinj

Të arratisur ishin: Olis Thoma Prifti, 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli dhe Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka, Bledar Frrok Frroku, dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike” dhe Ardian Qamil Meta, nga Grabjani, Divjake, dënuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Për pakistanezin nuk janë dhënë ende detaje në lidhje me identitetin e tij, e vetmja gjë që dihet për të është se është 35 vjeç dhe i dënuar tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

LAJMI KRYESOR: Arratisja nga burgu grek! Pas arrestimit të shqiptarëve, shtohen kontrollet në Porte

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret arratisen nga burgu grek shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2022, 07:19

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Ar...