Aktualitet

Shkoi të denonconte por…harroi që ishte në kërkim, arrestohet shqiptari në Itali

8 Shkurt 2022, 09:34 Nga DOSJA
Shkoi të denonconte por…harroi që ishte në kërkim,

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi shkoi të denonconte një problem që i kishte ndodhur me makinerinë e biletave në stacionin e trenit në Xhenova. 34-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, shkoi të ankohej në stacionin policor, ndërsa efektivët i kthyen edhe paratë që i kishin ngecur brenda pajisjes. 

Por çfarë ndodhi? Pasi i zgjidhën problemin, policët vendosën që ti bënin një kontroll të riut. Nga kontrolli i të dhënave rezultoi se 34-vjeçari shqiptar kishte patur një urdhër arresti, pasi ishte i denoncuar për një dënim penal me 11 muaj e 24 ditë burgim për trafik droge.

Urdhëri për dënimi e tij ishte lëshuar në korrik të vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit Publik të Firences, por ai nuk ishte njoftuar për këtë dënim, pasi Shqiptari ishte i pastrehë në Itali.

Pas hetimeve, 34-vjeçari u dërgua në burgun e Marasit,, ku do të vuajë dënimin e tij.

Marrë nga Ligura Notizie.it

(d.d;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali genoa principe arrestohet shqiptari ne itali genoa principe

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2022, 07:19

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Ar...