Aktualitet

VD-Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë energji elektrike, bllokohen rrugët

8 Shkurt 2022, 08:06 Nga DOSJA
VD-Probleme me motin në Korçë! Fshatrat s’kanë

KORÇË– Më shumë se 10 fshatra në Korçë janë pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq i cili ishte prezent ditën e kaluar. Në njësinë administrative Proptisht kanë ngelur mbi 10 fshatra pa energji elektrike, ku është duke u punuar për riparimin e dëmtimeve. Po ashtu, probleme ka në disa zona malore në juglindje me shkëputjen e energjisë elektrike por edhe bllokimin e rrugëve, për shkak të terrenit të vështirë malor.


Aktualisht trashësia e reshjeve të dëborës në zonë ka arritur deri në 20 centimetra.

Më e vështirë është situata në qarkullimin normal të automjeteve në Mokër te Pogradecit, Panarit te Korçës, Moglicë e Gorë te Maliqit.  Sipas ARRSH, të gjitha akset janë të hapura pasi është punuar gjatë gjithë natës dhe ka ndihmuar fakti që temperaturat nuk kanë qenë nën minus, çka e ka bërë më të lehtë punën e borëpastrueseve.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/ Bllokohet Rruga e Arbrit, fshatra pa energji, inerte në akse (SITUATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2022, 07:19

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Ar...