Aktualitet

FOTOT/ Rishfaqet Rajmonda Bulku, ikona e filmave pozon me Liri Berishën

8 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
FOTOT/ Rishfaqet Rajmonda Bulku, ikona e filmave pozon me Liri Berishën

TIRANE- Rajmonda Bulku, një nga aktoret ikonë të filmave shqiptarë është rishfaqur në publik. Bulku, e cila u mor me politikë disa vite më parë në kohën e qeverisë Berishës, zgjodhi të tërhiqej me rënien në opozitë të Partisë Demokratike, duke mos u paraqitur më në mbledhjet e PD. Por duket se “politika” qenka një mëkat të cilit Rajmonda nuk ka mundur dot ti rezistojë. Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga deputetja demokrate Albana Vokshi, Bulku shihet në krah të bashkëshortes së ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha. Të trija gratë kanë marrë pjesë në 30-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Vlorë, ku morën pjesë figurë që kanë kontribuar për LDG Vlorë. A do të jetë Bulku në krah të Berishës në lëvizjen për rimarrjen e PD? Këtë ende nuk e dimë, por rikthimi i saj do të jetë një surprizë pas qendrimeve të bujshme për çështjen e Teatrit Kombëtar, kohë kur aktorja doli pro shembjes së godinës. “Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë”, deklaroi Bulku asokohe. 

POSTIMI I VOKSHIT:

30 vjet LDG Vlorë.

Një aktivitet përtej politikës, kulturor, artistik, ku u promovua edhe libri i shkrimtares së mirënjohur Vilhelme Vrana Haxhiraj për LDG Vlorë.

E nderuar për pjesëmarrjen e znj. Liri Berisha dhebplr fjalën e saj të ndjerë në këtë aktivitet.

Faleminderit Alta Haluci, Kryetare e LDG Vlorë për organizimin.

Faleminderit Bujar Leskaj dhe Genc Deromomemaj për mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të #LDGVlorë.

Falenderime zonjave kryetare të degëve të LDG dhe Mimoza Hajdarmataj që ishin në këtë aktivitet, gjithnjë në mbështetje të njëra tjetrës.

Falenderime zemre për cdo zonjë vlonjate demokrate prezent apo jo në takim, por që ka kontribuar cdo ditë të jetës në LDG Vlorë, LDGSH apo PD.

Partia Demokratike e Shqiperise – Komisioni i Rithemelimit

#LDGSH #LDGVlorë #LiriBerisha.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike liri berisha rajmonda bulku liri berisha rajmonda bulku

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2022, 07:19

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Ar...