Aktualitet

Jashtë klubit!Sherr i përgjakshëm mes shqiptarëve e të huajve në Greqi, një plagoset

8 Shkurt 2022, 08:39 Nga DOSJA
Jashtë klubit!Sherr i përgjakshëm mes shqiptarëve e të

GREQI– Një shqiptar, ende i paidentifikuar, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Greqi. Policia greke raporton se sulmi ka ndodhur në Burnazi, jashtë një klubi nate ndërsa i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar shqiptar, i cili është dërguar me urgjencë në spital. 

Mediat greke kanë bërë me dije se sherri ka nisur nga një sherr mes disa personave nga Shqipëria dhe një grupi tjetër, që vinte mga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ata fillimsht kanë debatuar me njëri-tjetrin ndërsa më pas janë përleshur fizikisht në sheshin Bournaziou, jashtë klubit të natës. Në përplasje e sipër, njëri nga grupi i dytë ka nxjerrë armën me të cilën ka qëlluar në këmbë shqiptarin, por u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi dëgjuan sirenat e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin vetëm shqiptarët e tjerë që po kujdeseshin për shokun e tyre. Ndërkohë që Policia ka nisur nga puna për të identifikuar dhe kapur autorin e plagosjes.

Marrë nga Protothema

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi plagoset shqiptari ne greqi greqi plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2022, 07:19

Reshjet e borës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

DIBËR– Reshje të dendura dëbore përfshinë mbrëmjen e djeshme Dibrën, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Ar...