Aktualitet

VIDEO- Alimehmeti: Omicron në rënie, në pranverë dalim nga faza akute e pandemisë

7 Shkurt 2022, 18:47 Nga DOSJA
VIDEO- Alimehmeti: Omicron në rënie, në pranverë dalim nga

TIRANË– Vala e infeksionit e shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit po shkon drejt rënies. Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria dhe vendet e rajonit po pësojnë ulje të infektimeve njësoj si në të gjitha vendet e Europës perëndimore, duke besuar se kjo valë po shuhet.

“Ne po dalim nga dallga e madhe e valës Omicron, le të themi nga faza akute e situatës, dhe ne presim që në Pranverë të dalim nga faza akute e pandemisë dhe në Shqipëri. Ne shohim që numri i njerëzve që është infektuar është goxha i lartë, pra Omicron ka prekur pothuajse gjithë xhepat e paprekur, ka njerëz që janë infektuar për herë të dytë”, thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Omicron mund të mos jetë varianti i fundit që Sars Cov 2 do të bëjë, por epidemiologu Alimehmeti thotë se shpresat që një variant tjetër të bëhet dominant janë tejet të vogla.

“Mundësia hipotetike me viruset është e hapur, por po i mbarojnë ato rezervat që ka, ku të shkojë më shumë. Në qoftë se ai po kapërcen transmetueshmërinë e fruthit, që për ne fruthi ishte virusi me transmetueshmërinë më të lartë, kështu që do thoja që gjasat janë shumë të vogla por asnjëherë zero në mjekësi”.

Deri më tani janë zbuluar mbi 1700 variante të virusit Sars Cov 2, por vetëm 5 janë bërë dominant duke u përhapur në botë.

Marrë nga TVKlan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll