Aktualitet

Gurët zënë poshtë makinat tek ‘Kthesa e Murrashit’, shmanget një tjetër tragjedi

7 Shkurt 2022, 18:30 Nga DOSJA
Gurët zënë poshtë makinat tek ‘Kthesa e

LIBRAZHD– ‘Kthesa e Murrashit’ vijon të mbetet zona ku udhëtarët rrezikojën të humbin jetën! Mbrëmjen e sotme është raportuar se në këtë aks kanë rrëshqitur gurë të mëdha që kanë rënë mbi mjetet që po kalonin në ato momente. Dëmet për fat të mirë kanë qenë vetëm materiale.

Paraditen e sotme u shmang një tjetër tragjedi në këtë zonë. Një autobus me 20 pasagjerë shpëtoi nga rënia në Shkumbin, gjë që do të shënonte tragjedinë e dytë në këtë aks, pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë, ku humbën jetën tre persona të një familjeje.

Barrierat e dobëta mbrojtese dhe gurët që bien vazhdimisht kanosin jetën e qytetarëve. Shpëtimi ëhstë vetëm në duart e drejtuesve të mjeteve të cilët duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm kur kalojnë në këtë aks, në të kundërt pasojat janë të rënda.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kthesa e murrashit kthesa e murrashit

Sondazh

Poll