Aktualitet

Seanca në Kushtetuese! Këshilltari i Metës liston shkeljet e Kuvendit: Ja provat

7 Shkurt 2022, 15:29 Nga DOSJA
Seanca në Kushtetuese! Këshilltari i Metës liston shkeljet e

TIRANË– Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj publikoi dokumentet që sipas tij vërtetojnë shkeljet që ka kryer Kuvendi i Shqipërisë më 7 maj, ditë kur u miratua dhe ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Teksa ka publikuar dhe shkresat, Dervishaj tha se në total Kuvendi ka kryer tre shkelje për të qenë brenda afatit prej më shumë se 24 orësh për të çuar në seancë plenare një vendim të marrë nga Komisioni i Ligjeve, siç e parashikon rregullorja.

Ai u shpreh se më datë 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të bëhej kjo gjë duhej që raporti i Ligjeve të ishte dorëzuar në Kuvend më datë 5, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi Komisioni i Ligjeve ka mbaruar të gjitha procedurat më datë 6. Dhe këtu lind manipulimi, Kuvendi ka ndryshuar datat që të ishte brenda afateve.

Tre shkeljet e konsumuara nga Kuvendi:

1-Përcaktimi i rendit të ditës dhe bërjen public të tij më vonë se dy ditë përpara se të zhvillohet seanca plenare (rendi i ditës ishte përcaktuar në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra Kuvendi po thirrej në një seancë për një afat për më pak se 24 orë)

2-Në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime, pra më shumë se sa çështje ishin parashikuar.

3-Shkelja e tretë kishte të bënte me faktin që nuk kishte as ndonjë kërkesë apo vendim nga organi i Kuvendit që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Lind pyetja: Si u shtua cështja e radhës që Kuvendi mori dy vendime për dy çështje dhe jo për një siç ishte parashikuar në rendin e ditës?

Çfarë ndodhi në seancën e sotme?

Gjykata Kushtetuese përmbylli shqyrtimin gjyqësor në lidhje me vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Tashmë trupa është tërhequr për vendim. Gjykata Kushtetuese ka një muaj afat për të zbardhur vendimin përfundimtar, kjo duke llogaritur nga data kur do të nxjerrë edhe dispozitivin e saj. Pas seancës së zhvilluar, përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se Kreu i Shtetit ka bërë një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Kuvendit që sipas tij kanë falsifikuar aktet me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Presidentin e Republikës dhe për të arritur shkarkimin e tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dervishaj: Kuvendi doli blof! Nxorri urdhër pa mbaruar punë Ligjet

Këshilltari i Metës: Kuvendi u thirr në më pak se 24 orë për të ngritur Kom. Hetimor

Dervishaj: Tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll