Aktualitet

Itali/Rama takime me rektorët e Universitetit të Romës: Rrisim numrin e mjekëve

7 Shkurt 2022, 09:45 Nga DOSJA
Itali/Rama takime me rektorët e Universitetit të Romës: Rrisim

ITALI– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Itali, në Viterbo, ku edhe ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios. E gjitha në kuadër në kuadër për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare. Rama zhvilloi takim me rektorët e universiteteve duke vënë theksin tek bashkëpunimi në fushën e mjekësisë. Sipas tij, kjo temë ngjall interes, pasi është një sektor ku ka nevojë për më shumë pjesëmarrës.

“Problemet që janë tani të pranishme në universitete janë njëherësh edhe të përbashkëta, prsh problemi i largimit të të rinjve. Kjo është një sfidë e përbashkët. Do na duhet të kuptojmë dhe ta orientojmë këtë problem në mënyrë racionale, pa rënë në kurthin e politikave të të shkuarës. Mjekësia është një temë që ngjall interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë. Është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet nevoja jo vetëm për të frenuar studentë por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë ne vende që janë më pak tërheqëse. Në këtë mënyrë në mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermiereve që mund të vihen në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona të thella,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

Më pas, u nënshkruan marrëveshjet për diploma të dyfishta midis universitetit të Tuscia-s në Itali dhe universiteteve shqiptare: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësor, Universiteti Mesdhetar. Marrëveshjet janë në fushën e – Biologjisë Mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës; -Pyjeve dhe Mjedisit për UBT;  -Inxhinierisë Mekanike me UPT në nivel master;-Marketingut me UMSH.

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali, e në fund do të marrin diploma që njihen nga të dy vendet. Ndërkohë që gjithashtu, Rama duket se nuk e kaloi gjithë kohën vetëm duke “punuar”, po ashtu u pikas nga mediat vendase edhe duke shikuar rrezet e diellit dhe mëngjesin italian.  Ndërkohë që po ashtu, më 15 shkurt, numri një i maxhorancës, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të udhëtojnë gjithashtu drejt Amerikës për të zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

SHIKO EDHE KËTË:

Rama në Itali/ Fotografohet në kafe me stafin, përqëndrohet në telefon

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne itali edi rama edi rama ne itali

Sondazh

Poll