Bota

Vrasja e Alkis, avokati i shqiptarit: Është i penduar por nuk mori pjesë në vrasje

7 Shkurt 2022, 16:43 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis, avokati i shqiptarit: Është i penduar por nuk mori

GREQI- 23-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua për vrasjen e 19- vjeçarit Alkis Kampanos, mesnatën e së mërkurës së kaluar, në zonën Charilaou të Selanikut, u dënua me kusht pas kërkimit të faljes. Thetoc shkruan se sipas avokatit të tij Theodoros Simopoulos, i akuzuari për vrasje, i mohon akuzat duke pretenduar se ka qenë në vendngjarje, por se nuk ka marrë pjesë në sulmin ndaj 19-vjeçarit Alkis dhe shokëve të tij. Sipas avokatit të tij, 23-vjeçari pretendon se ka zbritur pak nga makina, por nuk është afruar në vendin e sulmit.

“Dëshiroj të them se klientit tim ashtu siç pritej i është caktuar masa e ndalimit të përkohshëm me pëlqimin e prokurorit dhe hetuesit. Ai mohon akuzën kryesore për vrasje dhe tentativë vrasje. Ka qenë në vendngjarje, por nuk ka pasur asnjë përfshirje në përplasja që pasoi. Me faljen e tij shumë të detajuar, ai donte të ndihmonte policinë dhe autoritetet gjyqësore në hetimin e plotë të çështjes dhe në ngarkimin e përgjegjësisë që i takon secilit prej të përfshirëve”, tha Simopoulos.

23-vjeçari ka përmendur emrat e 10 pjesëmarrësve të tjerë dhe ka thënë se ata nuk donin të vrisnin por të frikësonin viktimat, ndërsa u shpreh i penduar për ngjarjen tragjike.

Çfarë ka ndodhur?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin  Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni afksendos çarçiu alkis kampanos theodoros simopoulos afksendos çarçiu alkis kampanos theodoros simopoulos

Sondazh

Poll