Bota

Fatkeqësi në Afganistan, vdesin 20 persona nga orteku në një provincë të vendit

7 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Fatkeqësi në Afganistan, vdesin 20 persona nga orteku në një

AFGANISTAN – Një ortek i madh dëbore u mori jetën 20 personave ditën e hënë në distriktin e Dangamit në lindje të provincës Kunar të Afganistanit. Sipas informacioneve të fundit, nga 20 viktima, ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin trupat e 15 prej tyre.

Ditën e diel, stuhitë e dëborës u shfaqën në distriktin e Dangamit. Raportohet se deri tani rezultojnë të humbur 90 persona.

Nga ana tjetër, thuhet se edhe punonjës të skuadrave të shpëtimit janë bllokuar në zonat e mbuluara nga orteku.

Në harkun kohor të dy javëve, 42 persona humbën jetën dhe 76 të tjerë u plagosën për shkak të ortekëve të mëdhenj që u krijuan në 15 provinca të vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej qytetarëve kanë mbetur në rrugë kryesore. Në fillim të javës së dytë, 28 persona u raportuan të vdekur pasi dy tërmete goditën provincën e Baghdisit, nga ku u shkatërruan 20 shtëpi.

Burimi: Republic World

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan ortek afganistan ortek

Sondazh

Poll