Bota

FT/ Ngjarje horror në Iran, burri i pret kokën gruas dhe bën “selfie” në rrugë

7 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA

IRAN – Vendi është tronditur nga një ngjarje horror e ditës së shtunë ku një vajzë 17 vjeçe u vra nga bashkëshorti, babai dhe vëllai i saj duke i prerë kokën. Ngjarja horror ndodhi në qytetin e Ahvazit. Vrasësi i vajzës së ndjerë (bashkëshorti) mbante kokën e saj në dorë duke shëtitur në sheshin kryesor të qytetit. Autori i krimit monstruoz nuk u mjaftua me kaq. Sipas banorëve të Ahvazit, vrasësi bënte “selfie” në rrugët e qytetit me kokën e viktimës.

Sipas mediave, vajza ishte larguar drejt Turqisë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit të saj, por babai dhe vëllai i saj arritën ta gjenin dhe kthenin me forcë në Iran.

Më pas, policia arrestoi të 3 vrasësit. Ata do të dënohen me vdekje sipas ligjit. Trupi i viktimës u gjet pa kokë në banesën e familjes së saj.

Burimi: Protothema

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota burri vret gruan iran burri vret gruan iran

Sondazh

Poll