Bota

Huliganët i vranë të birin, babai i Alkis Kampanos: Ky kist duhet të shërohet

7 Shkurt 2022, 13:46 Nga DOSJA
Huliganët i vranë të birin, babai i Alkis Kampanos: Ky kist duhet

GREQI – Babai i Alkis Kampanos reagoi për herë të parë pas vrasjes së të birit nga një grup huliganësh të klubit grek PAOK. Në një intervistë të dhënë së bashku me gruan e tij për median greke ERT, ai bëri me dije se nuk ka asnjë urrejtje për ata që kryen krimin ndaj 19-vjeçarit. I ati i të ndjerit bëri thirrje që kist i krijuar nga huliganizmi dhe dhuna në futbollin grek shërohet dhe jo të mos shpërthejë. Në fund, ai propozoi që të zhvillohej një ndeshje miqësore mes PAOK-ut dhe Arisit të Selanikut në kujtim të djalit të tij, i cili mbështeste Arisin.

“I vetmi ‘gabim’ i fëmijës ishte se donte skuadrën e Arisit. Duam drejtësi. Mos i lini fëmijët e tjerë të tjerë që qajnë për fëmijët e tyre në të ardhmen siç po ndodh me mua tani. Sinqerisht, nuk kam asnjë urrejtje për askënd. Po përpiqem ta pranoj vdekjen e djalit tim. Uroj natë e ditë që fëmija im Alkis të jetë i fundit që largohet nga kjo botë në këtë mënyrë. Kam besim te drejtësia greke. Im bir jepte vetëm dashuri. Ky kist duhet të shërohet, jo të çahet për  të mirën e shoqërsië greke. Jam me PAOK dhe me Arisin. Dua që t’i zgjidhim çështjet së bashkohemi të zhvillojmë së bashku një ndeshje mes dy skuadrave tona, ku të jenë tifozët, lojtarët dhe presidentët e klueve”, u shpreh babai i Alkis Kampanos.

Burimi: Protothema

LAJMI KRYESOR: Vrasja barbare e tifozit grek/ 8 të arrestuarit dalin në gjyq, ‘zbulojnë’ autorin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos u rrah dhe u godit me thikë për vdekje shqiptari vret grekun alkis kampanos u rrah dhe u godit me thikë për vdekje shqiptari vret grekun

Sondazh

Poll