Politike

S’i lexojnë 72 përgjigjet! Vitore Tusha: Gjykimi është me gojë. Dervishaj s’pranon

7 Shkurt 2022, 10:46 Nga DOSJA
S’i lexojnë 72 përgjigjet! Vitore Tusha: Gjykimi është

TIRANË– Këshilltari për çështjet ligjore të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka zgjedhur që të mos i lexojë 72 përgjigjet e pyetjeve të Kuvendit të Shqipërisë, gjë që do ta bëjë vetë kreu i shtetit në një konferencë për shtyp. Duke shkelur kështu një detyrim për t’ju përgjigjur kërkesave të trupës gjykuese në sallën e gjyqit. Por përgjigjia negative e Dervishajt, ka shkaktuar replika me gjyqtaren dhe kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tusha, e cila e ka pyetur disa herë për vendimin e marrë, duke i kërkuar leximin publik. Ndërsa Dervishaj në asnjë moment nuk ka bërë hapa pas duke kërkuar për vijimin e procedurës.

PJESË NGA DEBATI NË SALLË:

Vitore Tusha: Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve *i flet Dervishajt: Ne ju kemi ftuar të na jepni përgjigje. Ne kemi dëgjuar deri tani vetëm për analizën e disa provave.

Bledar Dervishaj:  Ne përgjigjen e kemi dorëzuar me shkrim.

Vitore Tusha:  Gjykimi është me gojë, duam ta dëgjojmë.

Bledar Dervishaj: I kemi dërguar me shkrim, Gjykata të marrë kohën e nevojshme t’i shqyrtojë kjo është kërkesa ime.

Vitore Tusha: Ju zgjidhni të mos lexoni? Atëherë kush do ta marrë rolin e leximit në sallë?

Bledar Dervishaj: Ne s’kemi qëllim që të bllokojmë. Erdhëm morëm 72 pyetje kërkuam 48 orë për hartimin e tyre me shkrim dhe erdhëm dhe i depozituam siç bëri Kuvendi. Zgjodhëm këtë rrugë, jemi përgjigjur me shkrim.

Vitore Tusha: Ju mendoni se kjo etapë është e ezauruar? Dua ta fiksojmë në procesverbal.

Bledar Dervishaj:  Zonja kryetare dua ta fiksoni në procesverbal, që ne i kemi depozituar, gjykata duhet t’i shqyrtojë përgjigjet bashkë me provat.

LAJMI KRYESOR: Meta në GJK/ Këshilltari: Rama e ka sulmuar! Bushka: Kryeministri është politik

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll