Politike

“Me dashni për Shkodrën, me përkushtim për ju”, PD prezanton Xhemal Bushatin

7 Shkurt 2022, 10:57 Nga DOSJA
“Me dashni për Shkodrën, me përkushtim për ju”,

SHKODËR – Partia Demokratike publikoi sloganin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Shkodër në 6 mars ku do të kandidojë me Xhemal Bushatin. “Me dashni për Shkodrën, me përkushtim për ju” është slogani me të cilën partia më e madhe opozitare do të kërkojë të fitojë sërish njërin prej bastioneve më të rëndësishme të saj. Në postimin në Facebook, PD ka prezantuar dhe një jetëshkrim të shkurtër të kandidatit Bushati.

Z.Bushati ka përfunduar studimet e larta për Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dhe që nga viti 1996 ka nisur karrierën e tij si sipërmarrës i suksesshëm në Shkodër. Paralelisht, që në fillimet e demokracisë, z.Bushati është anëtar i Partisë Demokratike, përfaqësues komuniteti, me kontribut të vazhdueshëm dhe gjithmonë pranë bashkëqytetarëve të tij. Prej 2007 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, dhe për katër vite, 2015-2019 ka qënë Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vite gjatë së cilave ka drejtuar Këshillin e qytetit me integritet, përkushtim dhe me fokus shërbimin ndaj komunitetit të Shkodrës. Xhemal Bushati, është figura që për shkodranët simbolizon qytetarinë, unitetin, familjarin e devotshëm, sipërmarrësin e suksesshëm dhe demokratin e palëkundur në bindjen e tij.


LAJMI KRYESOR: 6 marsi/PD nis fushatën me sloganet e kandidatëve, ‘start’ me Lushnjen e Rrogozhinën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 partia demokratike xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll