Politike

Vizitë surprizë për Metën, Rudi Vata i bën dhuratë presidentit të Republikës

7 Shkurt 2022, 14:47 Nga DOSJA
Vizitë surprizë për Metën, Rudi Vata i bën dhuratë

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta mori dhuratë një shall të personalizuar të klubit të famshëm skocez Celtic, e cila iu soll nga ish-kapiteni i kombëtares sonë Rudi Vata.

Kreu i shtetit u shpreh shumë i lumtur nga vizita e papritur ish-futbollistit shkodran, i cili ka luajtur gjatë karrierës për Celtic. Meta u shfaq gjithashtu shumë i gëzuar për fitoren e skuadrës së zemrës në derbin me Glasgoë Rangers 3-0, takim i zhvilluar para 5 ditësh. Me këtë rezultat, Celtic mori sërish vendin e parë në kampionatin skocez.

POSTIMI I ILIR METËS:
Shumë i lumtur nga vizita surprizë që më bëri sot legjenda e Ekipit Kombëtar dhe #CelticFC, Rudi Vata.

HAIL HAIL!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike celtic fc ilir meta rudi vata celtic fc ilir meta rudi vata

Sondazh

Poll