Politike

Shkarkimi i Metës/ Ndërpritet seanca në “Kushtetuese”, rinis më 12:00

7 Shkurt 2022, 10:11 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ Ndërpritet seanca në

TIRANË– Ndërpritet për një orë seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca pritet që të rinisë sërish në orën 12:00, por në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para togave të zeza, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij pritet se do të lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës. Leximin e tyre publik e ka premtuar së fundmi në të gjitha intervistat që ka dhënë për mediat.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Vitore Tusha: Të gjithë provat janë shqyrtuar dhe administruar nëse ka prova të tjera mund të na i vini në dispozicion. Ne kalojmë në hapin tjetër që lidhet me diskutimet përfundimtare të palëve në proces, keni nevoje për kohe apo jeni përgatitur?

Bledar Dervishaj: Ndoshta 1 orë kohë

Vitore Tusha: Gjykata tërhiqet për pushim një orësh për tu dhënë mundësi palëve të përgatisin për diskutim përfundimtar, seanca nis në ora 12.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll