Politike

Komisioni miraton listën, Rama në krye të listës së dëshmitarëve për inceneratorët

7 Shkurt 2022, 11:14 Nga DOSJA
Komisioni miraton listën, Rama në krye të listës së

TIRANE- Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët u mblodh ditën e sotme dhe miratoi planin e hetimit. Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku u ra dakord që brenda kësaj jave të bëhet prezantimi i pretendimeve për 3 dosje, inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Komisioni gjithashtu ra dakord që në datat 18 deri më 24 shkurt, të bëhet thirrja e dëshmitarëve, ku mes tyre në pyetje do të merret nga deputetët edhe kryeministri Edi Rama. Rama do të jetë prezent në Komision midis datave 21 dhe 23 shkurt. Pjesë e listës së dëshmitarëve janë edhe ish-ministri i arrestuar tashmë Lefter Koka, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe administratorë të inceneratorëve në të 3 qytetet.


Pjesë nga diskutimi:

Jorida Tabaku: Plani fillon që nga dita e nesërme dhe përfundon më 25 shkurt. Nesër komisioni do të bëjë një seancë për të prezantuar dosjen e Fierit dhe pas seancës jemi rënë dakord që të bëjmë një vizitë në inceneratorin e Fierit. Ditën e mërkurë do të bëhet prezantimi i dosjes së Elbasanit dhe më pas do të bëhet një vizitë në inceneratorin e Elbasanit. Në datën 11 prezantohet dosja e Tiranës dhe kemi planifikuar një vizitë në inceneratorin e Tiranës. Thirrja e komisionit do të fillojë në datën 14 shkurt dhe deri 23 shkurt do të kemi grupin e fundit të dëshmitarëve. Pjesa teknike është javën e ardhshme ndërsa, pjesa politike është gjatë 3 ditëve të fundit, 21 -23 shkurt. Ne ramë dakord dhe kemi bërë këtë ndarje dëshmitarësh. Ka dhe dëshmitarë që nuk mund të jenë prezent nëë një ditë dhe në një orar të caktuar.

Ermonela Felaj: Qëllimi nuk është vetëm personal, na pëlqen apo nuk na pëlqejmë të shkojmë, ne duam që nëpërmjet shkuarjes tek impiantet që publiku të shohë se çfarë ka ndodhur me këto impiante. Deri në vitin 2014 nuk ka pasur projekte të këtij niveli, nuk janë impiante vetëm për djegie, por janë dhe për riciklim. Në ditët në vijim do të kemi rast që secili të mbajë qëndrimet e tyre.

Por pse është ngritur ky komision? Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 400 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni per inceneratoret jorida tabaku komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll