Politike

Shkarkimi/ Meta padi në Prokurori: Kuvendi falsfikoi provat, skandal i rëndë

7 Shkurt 2022, 12:52 Nga DOSJA
Shkarkimi/ Meta padi në Prokurori: Kuvendi falsfikoi provat, skandal i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka depozituar një kallëzim në Prokurori për Kuvendin e Shqipërisë. Në padinë e depozituar nga përfaqësuesit e tij ligjor, Meta pretendon se disa dokumente të Kuvendit, që janë përdorur si prova kundër tij në seancën për shkarkimin në Kushtetuese janë falsifikuar. Padinë e paralajmëroi këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj, ndërsa më pas Meta publikoi një foto me të duke bërë me dije se shumë shpejt do të dalë dhe në një konferencë për mediat. 

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!,”-shkruan Meta ndër të tjera në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË: 

Denoncimin e parë lidhur me falsifikimin e dokumenteve e bëri këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj. Ai solli disa dokumente dhe foli për ndërhyrje apo manipulim nga Kuvendi në një shkresë të dorëzuar si provë për të rrëzuar pretendimet e Presidentit, por që ndryshon nga dokumenti real i publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Pikërisht në data por edhe në disa pika të përmbajtjes. Ndryshimet dallohen tek shkresa e depozituar, tek praktika e publikuar online po nga Kuvendi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll