Politike

Përfundon gjykimi për shkarkimin e Metës, Balla: Tani të heshtim, respektojmë GJK!

7 Shkurt 2022, 12:13 Nga DOSJA
Përfundon gjykimi për shkarkimin e Metës, Balla: Tani të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se tashmë duhet respektuar vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetese. Pas përfundimit të seancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Balla tha për mediat se i gjithë procesi ka qënë i mirë dhe i shëndetshëm e tani është koha për heshtje deri në një vendim.


‘A e pres shkarkimin e presidentit? Vendimet i merr vetëm GJK. Ne kemi detyrimin të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes. Nga përfundimi i procesit, siç edhe parashikohet, të gjithë kemi detyrimin që të ruajmë një heshtje derisa GJK të japë vendimin. I gjithë procesi ka qenë i mirë dhe i shëndetshëm për cilësinë e demokracisë në Shqipëri, apo çdo palë tjetër nuk i do i bënte mirë,’- tha Balla.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 taulant balla shkarkimi i metes 2 taulant balla

Sondazh

Poll